Natë tmerri për Donnarumma-n, pëson 10 qepje pas ndërhyrjes së rëndë
Në Francë të mërkurën u luajt super sfida e javës së 16 mes Monacos dhe Paris SG. Kryeqytetasit ia dolën të fitonin 2-4 dhe të shkëputeshin 10 pikë nga ndjekësit, por në minutën e 20 shumë Donnarumma pësoi një dëmtim të rëndë.
Portieri italian mori një takë në fytyrë nga Singo, që e detyroi të linte lojën. Për më tepër ky episod nuk u ndëshkua as me karton të verdhë, që nëse do jepej do ishte i dyti për Singon në këtë ndeshje.
Si pasojë e ndërhyrjes Donnarumma ka kryer 10 qepje në faqen e tij të djathtë.