FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Interi i beson sot “çelësat” e mesfushës në Kupën e Italisë Kristjan Asllanit

Kristjan Asllani pritet të jetë titullarë për Interin në duelin e Kupës së Italisë kundër Udineses. Mesfushori shqiptar po tregon një formë të mirë në këtë pikë të sezonit dhe besohet se do të ul në stol Hakan Çalhanoglu.

Për turkun do të ketë pushim për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe Simone Inzaghi do i besojë çelësat e mesit të fushës Asllanit. 22-vjeçari shqiptar do luaj një rol tepër të rëndësishëm në këtë repart, duke parë edhe mungesën e Nicolo Barella.

Dëmtimi e mban jashtë fushave dhe në dyshim për sfidën e kampionatit ndaj Comos. Vendin e italianit do e marrë Zielinski, teksa fanellë titullari pritet t’i besohet edhe Frattesit. Në këtë sezon, Asllani ka zhvilluar 11 ndeshje me Interin, ku kryesisht është aktivizuar nga stoli, ndërsa ka asistuar edhe një herë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Interi i beson sot “çelësat” e mesfushës në Kupën e Italisë Kristjan Asllanit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?