Nations League/ Kosova ndalet ndaj Izraelit, fitojnë Portugalia dhe Gjermania
Izraeli dhe Kosova nuk kanë mundur të gjejnë fitues në përballjen e vlefshme për raundin e tretë të Nations League. Sfida e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë u mbyll me rezultatin 0-0, duke bërë që të dyja skuadrat të marrin nga një pikë.
Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet, por mungesa e konkretizimit në fazën sulmuese bëri që rrjetat të mbeteshin të paprekura gjatë gjithë 90-minutëshit. Kosova kërkoi të krijonte avantazh në momente të ndryshme të takimit, ndërsa edhe Izraeli pati mundësitë e tij për të zhbllokuar rezultatin.
Megjithatë, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara. Me këtë barazim, Izraeli dhe Kosova e mbyllin takimin me nga një pikë, në një ndeshje ku rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.
Portugalia ka marrë një tjetër fitore në Nations League, teksa ka triumfuar 4-2 ndaj Danimarkës në Kopenhagë, në një ndeshje spektakolare dhe me gjashtë gola.
Joao Cancelo zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, pas kombinimit me Gonçalo Ramos. Danimarka reagoi në minutën e 23-të, kur Mikkel Damsgaard barazoi me një gol të bukur. Vetëm tre minuta më vonë, Ramos riktheu Portugalinë në avantazh pas asistit të Bruno Fernandes. Pjesa e parë u mbyll 1-2.
Në fraksionin e dytë, Rasmus Højlund barazoi për danezët në minutën e 53-të, por Portugalia reagoi sërish. Vitinha shënoi me kokë në minutën e 67-të, ndërsa João Félix vulosi fitoren 4-2 në fund të takimit.
Portugalia kryeson grupin me 9 pikë pas tri ndeshjesh.
Në sfidën tjetër, Uellsi mposhti Norvegjinë 2-1 në Cardiff. Oscar Bobb kaloi norvegjezët në avantazh, por Daniel James barazoi. Pas kartonit të kuq të Torbjørn Lysaker Heggem, Neco Williams shënoi nga goditja e dënimit dhe i dha fitoren Uellsit.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4631

