NBA/ Kosh fantastik nga Dwayne Wade, kapiteni “çmend” tifozët (Video)
Në ndeshjen e basketbollit të ligës më të fortë në botë, në NBA, një kosh i realizuar nga kapiteni i Chicago Bulls ka mahnitur jo vetëm publikun që ishte në sallë, por të gjithë sportdashësit e këtij sporti anembanë botës.
Dwyane Wade ka realizuar një dy pikësh që rrallherë mund t’a shikosh. Kapiteni i Bulls me lëvizjen e tij mashtruese ka hutuar plotësisht mbrojtjen e Philadelphia 76ers të cilët edhe sot mendohet se janë në kërkim të topit. Për Dwayne më pas ka qenë një lojë femijësh finalizimi i këtij aksioni.
Fal kapitenit të tyre por edhe të basketbollistëve të tjerë, Chicago Bulls mposhti me rezultatin 121-108 miqtë e Philadelphia 76ers.
KOHA JONË SONDAZH

