Ndahen në barazim 1-1 United dhe Arsenal

U mbyll në barazim supersfida e javës në kampionatin anglez të futbollit mes Mançester United dhe Arsenalit. Takimi i zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi në ekuilibër, ku avantazhit fillestar të United me Matën , iu përgjigj në fund të ndeshjes Olivier Zhiru.

Skuadra e Murinjos u paraqit më mirë në fushën e lojës , pavarësisht problemeve në javët e fundit. Për rrjedhojë në minutën e 68-të United kaloi në epërsi kur Mata nga brenda zonës dërgoi brënda kuadratit goditjen e tij me të majtën.

Megjithatë kur u duk se fitorja po shkonte në krahun e Mançesterit erdhi goli i barazimit për Arsenalin. Zhiru i aktivizuar në pjesën e dytë shënoi me kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt duke i dhuruar një pikë ekipit të Arsen Venger.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?