Ndahet nga jeta legjenda e Anglisë, Jack Charlton

Jack Charlton, kampion bote me Anglinë në vitin 1966, u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Ish-mbrojtësi i Leeds, ishte diagnostikuar me limfoma vitin e kaluar dhe gjithashtu vuante nga skleroza.

Një prej personazheve më të dashur të futbollit britanik, Jack Charlton ishte pjesë e skuadrës që fitoi Botërorin e vetëm të Anglisë bashkë me vëllain Bobby, si dhe drejtoi si trajner Irlandën në Euro 1988 dhe Botërorin 1990, hera e parë që ajo kombëtare merrte pjesë në dy turnetë madhorë.

Ai kaloi gjithë karrierën e tij 21-vjeçare me Leeds, duke realizuar një numër rekord ndeshjesh, 733, për t’u tërhequr nga futbolli në vitin 1973. Ai ishte pjesë e Leeds që fitoi titullin kampion në vitin 1969 dhe Kupën e Anglisë në vitin 1972.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse debutoi në kombëtare pasi kishte mbushur 30 vjeç, Jack Charlton luajti 35 ndeshje me “3 Luanët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?