Ndalen kampionët e Botës, Chelsea e nis me barazim sezonin e ri

Chelsea ka nisur me hap të ngadaltë sezonin e ri të Premier League 2025/26, duke u ndalur në barazim 0-0 në “Stamford Bridge” përballë Crystal Palace, skuadër që vetëm pak ditë më parë kishte surprizuar Liverpool-in në Community Shield.

Sfida nisi me emocione për miqtë: në minutën e 13-të Eze e çoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Loja vazhdoi e ekuilibruar, me shumë pak raste të pastra. Chalobah provoi një goditje nga larg, por topi përfundoi shumë mbi portë.

Shanset e vërteta për kampionët e Botës dhe fituesit e Conference League erdhën vetëm në minutat e fundit: Andrey Santos u përpoq dy herë të gjejë golin, fillimisht me një goditje që fluturoi mbi traversë dhe më pas me një tjetër që u ndal nga një pritje vendimtare e portierit Henderson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi përfundoi pa gola. Një pikë që, përballë një Crystal Palace në formë dhe i motivuar nga trofetë e fundit, nuk është krejt për t’u hedhur poshtë, megjithatë pritshmërit e tifozëve të Chelsea-t në “Stamford Bridge” ishin padyshim më të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në listën e shënuesve ishte edhe ish-lojtari i Bolognas, Ndoye, që realizoi në minutën e 42-të, ndërsa Wood firmosi dopietën me gol në minutën e 5-të dhe një tjetër në kohën shtesë të pjesës së parë. /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?