Ndali Juventusin, Ramadani: Grupi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë!

Lecce ndal Juventusin në barazim 1-1 në sfidën e radhës të Serie A, duke marrë një pikë të rëndësishme për objektivat e saj. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori i kombëtares shqiptare dhe i Lecce-s, Ylber Ramadani, ka ndarë përshtypjet e tij për paraqitjen e skuadrës.

Ramadani vlerësoi frymën dhe unitetin e grupit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes lojtarëve me përvojë dhe atyre më të rinj.

“E kam thënë këtë që nga fillimi i vitit, për mua ky është grupi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, sepse djemtë më të rinj na dëgjojnë ne më të vjetrit që kemi pak më shumë përvojë. Jemi të lumtur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Do të luajmë përsëri pas tri ditësh dhe duhet të jemi të përgatitur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?