Ndali rivalin direkt për titull, Lerda: Ky grup më pëlqen
Pika e marrë kundër rivalit direkt për titull, Kukësit e ka lënë të kënaqur trajnerin e Partizanit, Franco Lerda. Pas barazimit 0-0 të arritur në “Selman Stërmasi”, italiani u ndal për mediat, ku deklaroi:
“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kukësi ka cilësi të mira. Prova e grupit është e kënaqur. Me pak fat skuadra do kishte marrë diçka më tepër. Më kënaq fryma e grupit dhe loja e skuadrës. Renditja në këto momente nuk ka shumë vlerë, më shumë vlerë ka forma e skuadrës,” u shpreh Lerda.
Ky barazim i ngjit kampionët në fuqi në krye të klasifikimit me 18 pikë pas 10 javësh. Ndërkohë, Kukësi mban vendin e pestë me 15 pikë.