Ndërhyri ashpër në derbi, kërcënohet me jetë lojtari i Evertonit

Derbi i Merseyside u ngjyros me të kuqe, pas fitores minimale të Liverpool ndaj Everton. Goli i shënuar nga Diogo Jota rezultoi vendimtar për fitoren e 100-të ndaj rivalëve të përjetshëm dhe e shkëput skuadrën e Slot në krye me 12 pikë më shumë se Arsenali.

Liverpool dhe Everton nuk kaloi pa polemika. Në minutën e 11-të, James Trakoëski u shfaq agresiv duke bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj Alexis McAllister.

Ndonëse ndërhyrja ishte shumë e ashpër, arbitri u mjaftua me një karton të verdhë, edhe pas miratimit të VAR. Futbollisti anglez kërkoi falje pas ndeshjes për ndërhyrjen, por kjo nuk e ndali irritimin e tifozëve. Partnerja e tij, Samantha zbuloi në rrjetet sociale se kanë marrë kërcënime me jetë.

SHKARKO APP