Ndërpritet ndeshja, tifozi korçar ndihet keq

Një situatë aspak e mirë ka ndodhur në stadiumin e Korçës, gjatë ndeshjes Skënderbeu-Lushnja për Kategorinë Parë, ku një tifoz korçar është ndjerë keq në shkallët e stadiumit.

Ngjarja ndodhi në minutën e 81’ në tribunën ballore, dhe si fillim u kërkua ndërhyrja e mjekëve. Kanë qenë mjekët e stafit të ekipit korçar që i kanë ardhur në ndihmë tifozit dhe më pas u kërkua ndërhyrja e ambulancës.

Pas mbërritjes së ambulancës ai është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ndeshja u ndërpre për pak minuta, por më tej dueli Skënderbeu-Lushnja vijoi deri në përfundim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?