Ndërron jetë legjenda e Interit, njihej ndryshe si ”Këmba e majtë e Zotit”.

Një nga legjendat e Interit që fitonte kampionate dhe Kupa Kampionesh radhazi në vitet ’60  u shua sot në moshën 78-vjeçare. Bëhet fjalë për Mario Corso, që të gjithë thërrisnin Mariolino dhe që për një dekadë ka qenë një nga protagonistët e futbollit botëror, dhe nga “mëngjarashët” më të njohur në historinë e futbollit.

Corso ishte padyshim elementi më teknik i një ekipi të fortë, me emra të njohur si Facchetti, Picchi, Jair, Mazzola dhe Suarez. Të famshme ishin goditjet e tij të dënimit, me një teknikë që pikërisht nga Corso filluan të quheshin “gjethe e vdekur”, me topin që pothuajse pa u rrotulluar ulet pak para se të përfundoi në rrjetë, pa i lënë shpresë portierit.

Në 16 vjet me Interin, Corso fitoi 4 kampionate, dy Kupa Kampionësh (dhe një finale të humbur kundër Celtik) dhe dy Kupa Interkontinentale. Në 1986 mbajti edhe vendin e trajnerit të Interit, por nuk u konfirmua pas një sezoni të dobët. Por për tifozët zikaltër, ai do të mbetet përgjithmonë ”Këmba e majtë e Zotit”.

Inter's deepest condolences for the death of Mario Corso | News

SHKARKO APP