Ndeshja Barcelona-Olympiacos do të luhet në impiantin e ri të katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Olympiacosit, e vlefshme për javën e 3-të të fazës së ligës në Champions League, do të zhvillohet në Spotify Camp Nou. Lajmi u konfirmua nga UEFA përmes faqes zyrtare, duke zyrtarizuar kështu rihapjen e stadiumit “blaugrana” për sfidën europiane të 21 tetorit.

Tre ditë më herët, më 18 tetor, Barcelona pritet të luajë në kampionat kundër Gironas. Për këtë takim ende nuk ka një njoftim zyrtar, por sipas MARCA, bashkia e qytetit ka dhënë sinjale pozitive.

Kryetari Jaume Collboni u shpreh: “Shpresojmë të bëhen rregullimet e nevojshme që nga pikëpamja e sigurisë dhe të jepet drita jeshile për një rihapje të pjesshme të Camp Nou. Besoj se problemet e vogla ekzistuese mund të zgjidhen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, edhe pse rikthimi në Camp Nou për La Liga duket i afërt, nuk është e sigurt nëse Barcelona do të ketë mundësinë të zhvillojë aty të gjitha ndeshjet e Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?