Ndeshja Bosnje-Greqi, boshnjaku i ul pantallonat kundërshtarit grek
Ndeshja Shqipëri-Izrael në “Elbasan Arena” nuk do të jetë i vetmi episod që do të mbahet mend për kartonat e kuq në eliminatoret e Botërorit 2018.
Futbollisti i Bosnje Hercegovinës, Edin Dzeko, ka marrë atë që mund të jetë kartoni i kuq më i çuditshëm i vitit, duke i tërhequr poshtë pantallonat e shkurtra të kundërshtarit gjatë ndeshjes së të dielës me kombëtaren greke.
Ish-sulmuesi i Manchester City u përjashtua nga gjyqtari Jonas Eriksson për përfshirjen e tij në një grindje me lojtarin grek Kyriakos Papadopoulos në ndeshjen që përfundoi në barazimin 1-
Gjithçka ndodhi në minutën e 80’ kur Dzeko u pengua nga Papadopoulos dhe nuk u lejua të ngrihet në këmbë.
Kapiteni i Bosnjes, që tashmë luan për klubin e Romës, reagon me zemërim dhe i heq pantallonat futbollistit grek.
Pas këtij veprimi, tensioni u rrit në fushën e gjelbërt, ku pati përplasje të lojtarëve nga të dyja kampet.
Gjyqtari nxori kartonin e kuq për Papadopoulos dhe kartonin e dytë të verdhë për Dzeko, të cilët lanë fushën e lojës.
Takimi deri në këtë minutë ishte në favor të skuadrës boshnjake, e cila ishte në avantazh 1:0 nga një autogol i grekëve i shënuar në pjesën e parë.
Ndeshja u barazua në minutat shtesë, me një gol të Giorgos Tzavelas në minutën e pestë.







KOHA JONË SONDAZH

