Ndeshja Bullgari-Angli kthehet në tragjedi, bullgarët vrasin një tifoz anglez
Ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Bullgarisë dhe Anglisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-6 dhe ishte e vlefshme për kualifikueset e Europianit, u pasua nga një tragjedi.
Në Sofje, ishin të pranishëm në total rreth 3400 tifozë nga Anglia, ndërsa pas ndeshjes, një tifoz anglez ka mbetur i vdekur, pasi është dhunuar barbarisht nga tifozët vendas.
Tifozi kishte shkuar në Bullgari për të mbështetur kombëtaren e tij, por është përballur me ultrasit vendas të cilët nuk e kanë marrë parasysh faktin se ai ishte i vetëm, duke e rrahur për vdekje.
Vetë Ministria e Brendshme në Bullgari e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e tij, duke mos e dhënë emrin. Mediat angleze e trajtojnë si skandal këtë rast dhe presin që të merren masa.