Ndeshja e 100-të me fanellën zikaltër, ja urimi i Atalantës për Gjimshitin
Berat Gjimshiti është një nga futbollistët më në formë të Kombëtares sonë, i cili ka pasur një vazhdimësi fantastike te skuadra e Atalantës. Për trajnerin Gasperini ai është një futbollist i pazëvendësueshëm në mbrotje.
Mbrëmë, Gjimshiti ishte pjesë thelbësore e suksesit ndaj Napolit, duke siguruar finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventusin. Duke sfiduar Hysajn dhe Rrahmanin, pikërisht mbrëmë, shqiptari i Atalantës rrumbullakosi plot 100 ndeshje me fanellën zikaltër.
Klubi i tij e ka evidentuar këtë fakt në faqen zyrtare: “Jo keq të festosh 100 ndeshje me fanellën zikaltër! Urime Berat!”.
Niente male celebrare così la 💯ª presenza in nerazzurro! 😉 Complimenti Berat!! 🖤💙
Not a bad match to make your 💯th…Posted by Atalanta Bergamasca Calcio on E enjte, 11 Shkurt 2021