Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndeshja me Shqipërinë, flet ambasadori i Zvicrës

Intervista E enjte, 22 Prill 2021 10:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Fituesi më i madh, miqësia midis dy vendeve-Intervistë eksluzive me ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf.
1. Ambasador, a jeni tifoz futbolli? Në se po, cilën skuadër mbështesni?

Unë jam tifoz futbolli dhe mbështes një skuadër zvicerane nga Berna e cila quhet Young Boys. Deri dy vite më parë shkoja rregullisht në stadium me djalin tim.  

  1. Që kur keni qenë ambasador i Zvicrës në Shqipëri, a i keni parë ndeshjet e skuadrës kombëtare të Shqipërisë?

Që kur kam ardhur në Shqipëri shumë ngjarje futbolli kanë ndodhur që do të thoja janë historike. Për shembull dy ndeshjet kundër Serbisë. Në Elbasan unë isha në stadium. Ishin ndeshje të tensionuara por edhe të nevojshme, në mënyrë që të dy vendet të tejkalojnë armiqësitë. Dhe pastaj ndodhi kualifikimi i Shqipërisë për në kampionatin Europian dhe rastësisht në të njëjtin grup me Zvicrën!   

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
  1. Cili ishte reagimi juaj kur mësuat se Zvicra është në të njëjtin grup me Shqipërinë?

Unë u habita dhe njëkohësisht u gëzova. Ky është një rast i madh për të vënë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Zvicrës dhe për të krijuar lidhje të reja midis popujve të dy vendeve tona. Unë gjithashtu fillova menjëherë të planifikoj një aktivitet për shfaqjen e ndeshjes tek Ambasada jonë në Tiranë për ta shijuar ndeshjen me miqtë shqiptarë dhe zviceranë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
  1. Mediat e huaja e kanë konsideruar këtë ndeshje si një ‘’derby’’, për shkak se janë të paktën 6 lojtarë me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën. Ndërkohë ka lojtarë të kombëtares tonë të cilët kanë shtetësi zvicerane? Cila është pikëpamja juaj mbi këtë, duke patur parasysh edhe statusin tuaj diplomatik?

Është natyrisht shumë interesante që ekipi zviceran ka një pjesë të madhe të lojtarëve me rrënjë shqiptare, dhe anasjelltas, shumë anëtarë të ekipit shqiptar janë rritur në vendin tim – kjo natyrisht krijon tituj gazetash dhe kthehet në temë diskutimi si në Zvicër edhe në Shqipëri. Unë e shoh këtë si një lidhje të madhe midis dy vendeve tona: ne ndihemi më të afërt për shkak të pranisë së tyre. Këta lojtarë të talentuar janë profesionistë dhe kanë të drejtën dhe privilegjin për të vendosur në se duan të përfaqësojnë Zvicrën apo Shqipërinë.

Mund t'ju interesojë

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Tani
Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Para 16 minutash
Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra ...

Para 25 minutash
  1. Me Kosovën që iu bashkua UEFA-s dhe FIFA-s, është përhapur një debat mbi lojtarët me origjinë shqiptare, nëse ata do të luajnë për Zvicrën apo për Kosovën. Çfarë mendoni në lidhje me këtë?

Unë besoj se ka mjaftueshëm lojtarë të mirë në Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë. Përse të mos e shohim këtë si mundësi më të zgjeruara për më shumë futbollistë të talentuar shqiptarë, qoftë këtu apo në Zvicër?

 

 

  1. Si i vlerësoni marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Shqipërisë?

Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera siç e tregojnë edhe rritja e vizitave te nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve tona, dhe mbështetja zvicerane për përpjekjet e Shqipërisë për integrim drejt Evropës. Ne po kalojmë nëpër një fazë pozitive të bashkëpunimit dypalësh. Unë do të isha akoma më i kënaqur po të kishim një rritje më të madhe të ndërveprimeve tregëtare dhe ekonomike.

 

  1. Ambasador, ekipi kombëtar i Shqipërisë do të luajë me Zvicrën këtë të shtunë, datë 11 Qershor në Lens për finalet e Euro 2016. A keni ndonjë parashikim?

Parashikimi im i vetëm është se do të jetë një lojë tepër emocionale dhe për t’u shijuar. Preferoj ta shoh si një shans për të festuar partneritetin midis dy vendeve. Pavarësisht rezultatit të ndeshjes, mendoj se të dy palët mund të quhen fitues, dhe fituesi më i madh do të jetë miqësia midis dy vendeve tona e cila do të forcohet edhe më shumë.   

  1. Ambasador, falemnderit për intervistën dhe shpresojmë që pavarësisht rezultatit të ndeshjes në datë 11 qershor, marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.

Unë jam i bindur se si miqtë tanë shqiptarë ashtu edhe ne qytetarët zviceranë, do ta shijojmë ndeshjen dhe marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë. Unë përgëzoj Federatën Shqiptare te Futbollit për arritjen e madhe të kualifikimit për Euro 2016 dhe pres të shoh më shumë suksese të ekipit kombëtar në të ardhmen! FSHF.ORG

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Tani

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Tani

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 2 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 16 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.