Ndeshja me Shqipërinë, Turqia rrezikon të dënohet

Pas golit që shënuan ndaj Shqipërisë, futbollistët e Turqisë bënë një festim që bëri xhiron e mediave botërore.

Futbollistët vendas u rreshtuan para tifozëve të tyre duke bërë simbolin e nderimit ushtarak, i cili lidhet me situatën në jugun e Turqisë dhe sulmet që janë duke ndodhur në Siri ndaj popullsisë kurdë, të cilët janë cilësuar si terroristë nga qeveria turke.

Në ditët e kaluara, ka pasur thirrje të vazhdueshme që UEFA dhe FIFA të ndërhynin në këtë mes dhe të ndalonin festimet me karakter politik, e për më tepër ata që nderonin luftën me kuptimin e plotë të fjalës. Kjo nuk është marrë për baza nga futbollistët e kombëtares Turke, të cilët rrezikojnë ta pësojnë pas këtij festimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?