Ndeshja pa probleme me Çekinë, FSHF falënderon Ballën dhe Policinë për bashkëpunimin

Ndeshja Shqipëri-Çeki ishte një festë e vërtetë kuqezi, si brenda edhe jashtë fushe. Pas masave të marra nga FSHF, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe të gjitha institucioneve të përfshira në organizimin e kësaj ndeshjeje, çdo gjë shkoi mirë dhe nuk u regjistruan incidente.

Federata Shqiptare e Futbollit falënderon veçanërisht Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Policinë e Shtetit për punën e tyre të shkëlqyer dhe masat e marra para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Çeki.

Përmes një koordinimi të vazhdueshëm e një bashkëpunimi të ngushtë në javët e fundit mes palëve, u bë e mundur që të mos përsëriteshin problematikat e ndeshjeve të kaluara dhe të eliminohen incidentet, që mund të penalizonin Kombëtaren. Kjo eksperiencë pozitive do të jetë mjaft e vlefshme në të ardhmen që përmes një koordinimi të tillë të mund të kemi organizim ndeshjesh model.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?