Ndeshja Shqipëri-Izrael do të drejtohet nga një treshe gjermane, me kryesor Deniz Aytekin

Ndeshja Shqiperi-Izrael, e vlefshme per eliminatoret e Boterorit 2018, do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh gjermane.

UEFA ka bere te ditur se Deniz Aytekin eshte caktuar për të gjykuar ndeshjen e së shtunës në “Elbasan Arena”. Ndihmës të turko-gjermanit do të jenë Guido Kleve dhe Markus Haker, ndersa gjyqtar i katërt Daniel Zibert.

Në vitin 2004, Deniz Aytekin u bë arbitër i Federatës Gjermane te Futbollit, ndërsa në vitin 2008 debutoi në Bundesligë. Deri tani ai ka drejtuar me shume se 100 ndeshje.

Me 1 janar te vitit 2011 gjyqtari 38-vjecar mori stemën e FIFA-s dhe ka drejtuar me shume se 50 ndeshje ndërkombëtare.

SHKARKO APP