Ndeshje dramatike në Madrid, gjyqtari mbyll ndeshjen, por e rikthen pas sistemit VAR. Jep penallti!
Ndeshja më dramatike ishte këtë të mërkurë, për Champions League, mes Atletiko Madrid dhe Bajern Leverkusen.
Ekipit spanjoll i duhej patjetër vetëm fitorja për të vazhduar më tej në Champions.
Ndeshja për 90 miinuta mbaroi 2-2. Gjyqari akordoi edhe 5 minuta shtesë. Në minutën e fundit të shtesës kishte goditje nga këndi për spanjollët dhe topi u prek pa dashje me dorë nga një lojtar i Leverkusen. Por gjyqtari nuk e pa dhe fershelleu bilbilit duke e mbyllur ndeshjen.
Ndërkohë që lojtarët po i drejtoheshin dhomave, gjyqtari e anullon mbylljen e ndeshjes duke urdheruar lojtarët të rikthehen në lojë. Pati protesta nga gjermanët e Bajern Leverkusen, por në fund dolën në fushë. Gjyqtari ishte lajmëruar nga sistemi VAR se ka një penallti të dyshimtë. Me pas gjyqtari e shikoi përsëritjen dhe jep penallti.
Futbollisti i Atletiko Madrid ishte përballë portierit dhe stadiumi në kembë nga ky fat që iu mbiu pas mbarimit të ndeshjes. Carrasco Y. gjuan dhe e pret portieri! Përsëri ndërhyjnë futbollistët spanjollë dhe shtyllë!
Dhe gjyqtari vershellen mbarimin e mbarimit të ndeshjes! Atletiko Madrid u skualifikua nga Champions League ndonëse fati i dha penallti pasi kishte mbaruar ndeshja!