”Ndeshje e vështirë kundër Elbasanit, por luftojmë për Kupën dhe Superioren”, Murataj: Sekreti i trajnerit Kërnaja
Edhe pse u afrua te Partizani në merkaton e dimrit, mesfushori Valentino Murataj është integruar mjaft mirë te “Demat e Kuq”. ”Një rikthim shumë i mirë për mua, ashtu edhe një rikthim i mirë për skuadrën pas janarit. Kemi vazhdimësi shumë të mirë. Këtë grup e njoh, 50% e skuadrës është e vjetër. Kjo është një gjë pozitive. Te Flamurtari kam pasur dëmtim shumë të rëndë. Ana fizike ka ndikuar te rendimin im në skuadrën vlonjate. Me Skukën është njohje e vjetër”,-tha Murataj.
Ndeshja me Dinamon? Në këtë fazë që është kampionati, çdo sfidë ka vështirësinë e vetë, pasi nuk lejohen gabimet. Si Egnatia dhe Dinamo, janë dy skuadra të organizuar dhe kanë kontigjent shumë të mirë.
Kërnaja? Trajneri Oltijon Kërnaja është një person shumë entuziast dhe ka tipin e vetë si shpërthyes. Ai e përjeton shumë ndeshjen. Ka marrë një përgjegjësi shumë të madh dhe po ia arrin t’ia dal me sukses. Kërnaja është me afër grupit dhe lojtarët japin më shumë kur e shohin më shumë se sa trajner. Rezultatet e tregojnë se është trajner shumë i mirë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Ndeshja e kthimit me Elbasanin? ”Ne luftojmë në të dyja frontet, si në kampionat dhe Kupë. Kupa është kompeticion shumë i rëndësishëm, sepse nëpërmjet saj shkon në Evropë. Mendojë se do jetë ndeshje shumë e vështirë ndaj Elbasanit këtu në kryeqytet, ashtu siç ndodhi në takimin e parë”,-tha në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

