Ndeshje me dy “fytyra”, Gjermania dhe Argjentina bëjnë paqe në Dortmund (VIDEO)

Gjermania dhe Argjentina nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në miqësoren e luajtur në “Signal Iduna Park”. Sfida dhuroi shumë emocione, me dy pjesë krejtësisht të ndryshme.

 

Në 45 minutat e para dominuan “Pancerat” që gjetën dy herë rrugën e rrjetës. Sergio Gnabry konfirmoi formën fantastike edhe në këtë miqësore, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 15-të, pasi shmangu 3 mbrojtës. 7 minuta më pas ai dhuroi asistin për shokun e tij, Havertz, i cili e kishte të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Gjermania uli ndjeshëm ritmin, ndikuar edhe nga zëvendësimet, ndërkohë që e kundërta ndodhi te Argjentina. Alario shkurtoi diferencën në fillimin e fraksionit të dytë me një goditje të bukur me kokë. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ocampos shënoi golin e barazimit 2-2. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP