Ndeshjen e titullit kampion, FSHF nxjerr në shitje biletat

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion të Kategorisë Superiore që do të luhet në “Arena Kombëtare”, më 12 maj ora 20:00.

Çmimet janë rritur në krahasim me biletat e gjysmëfinaleve të Final Four. Nga 500 lekë të reja, çmimi më i lirë është 1000 lekë të reja. Biletat variojnë deri në 5000 lekë të reja.

Aktualisht vetëm Vllaznia njihet si finaliste, pasi mposhti Dinamon dje me rezultatin 2-1. Finalisti tjetër do të vendoset nga çifti Egnatia-Partizani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet e biletave: 1000 lekë, 1500 lekë, 3000 lekë, 4000 lekë, 5000 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?