Ndëshkoi Interin, Nainggolan: Nga njëra anë më vjen keq, por më trajtuan keq!

Radja Nainggolan, autori i golit që ndali Interin ën “San Siro” ka folur pas ndeshjes. Belgu nuk e fshehu gëzimin, por edhe trishtimin që ndëshkoi zikaltrit.

“Kemi ardhur me shumë personalitet, mbase disa episode ishin kundër. S’kam asgjë kundër Interit, por o flas për futbollin dhe disa episode duhet të rishikohen.

Mendoj se bëmë një lojë të shkëlqyer dhe e merituam këtë barazim. Kam shumë respekt për tifozët e Interit dhe ish-shokët, por nga njëra anë jam i lumtur. Ndihem i trajtuar si ‘lojtar’.

E ardhmja? Nuk e di, ne po luftojmë për diçka të veçantë. Të shpresojmë… po argëtohem këtu”, deklaroi Nainggolan. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP