“Ndizet” atmosfera në prag të derbit, tifozët e Tiranës marshojnë drejt “Air Albania”

Derbi i kryeqytetit ndez si gjithmonë atmosferën në rrugët e Tiranës pak orë para fillimit të ndeshjes. Grupimet e organizuara, si gjithmonë shkojnë të gjithë së bashku drejt impiantit “Air Albania”.

Tifozët e Tiranës kanë marshuar të shumtë në numër drejt stadiumit për ndeshjen e sotme më shumë se dy orë para fillimit të takimit.

Mbështetësit e klubit bardheblu, kanë marshuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të shoqëruar nga forca të shumta policie të cilat siguronin që të mos kishte përplasje me tifozët e Partizanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?