Ndjek hapat e babait, djali i Rooney pjesë e Manchester United

Djali i Wayne Rooney, Kai është bërë pjesë e Akademisë së Manchester United, raportojnë mediat ndërkombëtare.

6-vjeçari është stërvitur për disa sezone nga babai i tij së bashku me Jacey, djali i Michael Carrick.

Dy vogëlushët janë trajnuar në ambientet e klubit Cliff që ka rreth 25 fëmijë të talentuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Rooney, 30 vjeç nuk mund ta shoqëronte djalin e tij në stërvitje ishte mamaja e tij Coleen që sigurohej që ai të ishte aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga gazetat shprehen: “ Wayne dhe Michael janë vërtetë të lumtur që shoqërojnë fëmijët e tyre në stërvitje. Ndërsa fëmijët nga ana e tyre duket se janë vërtetë të dashuruar me futbollin pasi nuk mungojnë asnjëherë në stërvitje.”

Fëmijët i bashkohen Manchester United në moshën 10 vjeçare dhe nëse ata vazhdojnë të jenë të suksesshëm nënshkruajnë marrëveshje profesionale kur mbushin 16 vjeç.

runi-2 runi-3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?