Ndodh edhe kjo, Bajrami “tradhton” Shqipërinë për Zvicrën

Një nga lajmet më të bujshme që vjen për ekipin kuqezi është largimi i mbrojtësit Adrian Bajrami nga Kombëtarja kuqezi. 23-vjeçari luan te Benfika dhe është huazuar te Luzerna, ka marrë vendimin për të mos përfaqësuar më Shqipërinë, duke zgjedhur të luajë për Zvicrën në të ardhmen.

Ky vendim i papritur ka detyruar trajnerin brazilian të Kombëtares, Silvinjo, të bëjë ndryshime në listë.

Ndryshime ka pasur edhe reparti i mesfushës. Ylber Ramadani nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi, dhe në vend të tij është thirrur Enis Çokaj, aktualisht pjesë e klubit grek Levadiakos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër mungesë e rëndësishme është ajo e sulmuesit Ernest Muçi, i cili ka shfaqur shqetësime në shpinë dhe, pas konsultimeve mjekësore me klubin dhe stafin e Kombëtares, është vendosur që të mos grumbullohet për këto dy sfida.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?