Ndodh në Kupën e Afrikës, arbitri e mbyll ndeshjen në minutën e 85-të … (VIDEO)
Mali mori një fitore minimale 1-0 në duelin e Kupës së Afrikës ndaj Tunizisë, por në fund pati polemika për një vendim shumë të dyshimtë nga arbitri. Ky i fundit ka bërë një gafë të madhe duke qenë akordoi përfundimin e ndeshjes teksa sapo kishte nisur minuta e 85.
Të gjithë u habitën me vendimin e arbitrit nga Zimbambwe teksa i kërkuan shpjegime. Në këtë moment, Sikazwe i ka hedhur edhe njëherë sytë në kronometrin e tij dhe vuri re gafën. Kështu, vendos që loja të rifillojë sërish, megjithatë nuk ishte e thënë që ndeshja të luhej deri në minutën e 90.
Kjo pasi, arbitri edhe pas ngatërresës me kronometrin, por edhe pas një kartoni të kuq të akorduar për Toure, vendos ta mbyllë takimin kur po luhej minuta e 89 dhe sekondat ishin 44.