Ndryshim në Serie A: Topi portokalli hiqet për shkak të daltonizmit, vjen modeli i ri

Është prezantuar topi i ri që do të shoqërojë ndeshjet e Serisë A në këtë pjesë të fundit të sezonit. Ky ndryshim vjen pas problemeve të shkaktuara nga topi i mëparshëm, Puma Orbita Hi-Vis, i cili ishte portokalli dhe u kontestua ashpër pasi rezultonte “i padukshëm” për personat daltonikë. Kjo pengonte rreth 2.5 milionë njerëz të ndiqnin ndeshjet e Serisë A.

Për shkak të kësaj situate, kompania furnizuese e topave për Ligën u detyrua të ndryshonte me shpejtësi prodhimin. Sot, ajo prezantoi modelin e ri, Puma Orbita Serie A Enilive 2026, i cili do të përdoret në fazën vendimtare të sezonit të Serisë A Enilive, Kupës së Italisë Frecciarossa dhe kompeticioneve Primavera 1.

Dizajni grafik i topit të ri është frymëzuar nga serigrafia e artistit Bruno Munari, duke u kombinuar me standardet më të larta teknologjike. Kjo siguron performancë të shkëlqyer në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Puma Orbita Serie A Fifa Quality Pro përdor një teknologji të avancuar që i mundëson sferës të ruajë formën perfekte dhe të zvogëlojë ndjeshëm thithjen e ujit, duke garantuar kështu cilësi dhe qëndrueshmëri gjatë lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?