Ndryshime në oraret e ndeshjeve të javës së dytë të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë
Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshjet e programuara për nesër në orën 17:00, në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe në Kategorinë e Parë, do të nisin një orë më herët, në orën 16:00.
Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike që parashikohen ditën e nesërme në vendin tonë.
Ndeshja e “Abissnet Superiore” Flamurtari-Bylis, si edhe pesë takimet e Kategorisë së Parë: Iliria-Pogradeci, Korabi-Besa, Apolonia-AF Luftëtari, Laçi-Kastrioti dhe Burreli-Kukësi, do të zhvillohen në orën 16:00.
KOHA JONË SONDAZH

