Ndryshime te Serbia pas humbjes me Shqipërinë, zyrtarizohet trajneri i ri
Pas largimit të Stojkovic nga stoli i Serbisë, përfaqësuesja serbe ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Federata njofton se në krye të pankinës, për sfidën ndaj Andorras, do të jetë Zoran Mirković.
“Pas humbjes së ekipit tonë kombëtar kundër përzgjedhjes së Shqipërisë në Leskovac, përzgjedhësi Dragan Stojković ofroi dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe nuk do të udhëtojë me ekipin në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës.
Zoran Mirković, strategu i ekipit tonë U-21 do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar A të Serbisë në ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës, i cili iu bashkua ekipit kombëtar në Nish të dielën në mëngjes, së bashku me anëtarët e stafit profesional Strahinja Pandurović, Lazar Tomić, Aleksandar Kirovski, Dejan Odavič dhe Bogdan Milićević.
Menjëherë pas kthimit nga Andorra, të premten, më 19 tetor, do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili, në përputhje me kompetencat e tij dhe procedurën standarde të FSS-së, do të marrë vendime të mëtejshme në lidhje me ndryshimet në krye të ekipit kombëtar.
Me këtë rast, Federata e Futbollit e Serbisë shpreh mirënjohjen e saj ndaj Dragan Stojkoviqit për gjithçka që ka bërë në katër vjet e gjysmë të kaluara në krye të ekipit kombëtar, mbi të gjitha për kualifikimin në Kampionatin Botëror dhe Evropian, si dhe për fitimin e vendit të parë në divizionin B të Ligës së Kombeve dhe ruajtjen e statusit në rangun elitar të futbollit evropian” – thuhet në njoftimin e FSS-së.
KOHA JONË SONDAZH

