Në Angli hedhin “bombën”: Ronaldo dhe Messi në një skuadër sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo raportohet se do t’i bashkohet Lionel Messit te Paris Saint-Germain. E ardhmja e yllit të Manchester United me “Djajtë e Kuq” është e pasigurt, ndërsa tashmë me Erik ten Hag në krye të stolit situata për portugezin duket më e komplikuar.

Pavarësisht nënshkrimit të bujshëm me rivalin e përjetshëm të Ronaldos, Messin, skuadra e Mauricio Pochettino nuk ishte në gjendje të merrte çmimin kryesor të Evropës këtë sezon.

Parizienët mund të humbasin Kylian Mbappe, i cili mund të kalojë te Real Madrid me parametra zero në verë. Si rezultat, Ronaldon shihet si një zëvendësues i duhur për një ose dy sezone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Ronaldo do të transferohej në Paris, ëndrrat e shumë tifozëve, për ta parë portugezin të luajë në një skuadër me Lionel Messin, do të bëheshin realitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?