Në Angli janë të bindur: Juvja gati të rrëmbëjë yllin e City-it
Juventus tashmë është duke menduar për të ardhmen dhe një nga objektivat për sezonin e ardhshëm është Sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus. Për këtë lëvizje janë të bindur në Angli, teksa “The Sun” shkruan se Juventus synon të shfrytëzojë problemet e City-t me UEFA-n – me përjashtimin nga Champions League. Buxheti për operacionin është rreth 70 milionë euro.
Ambienti “qytetarëve” aktualisht është kompakt dhe i përqendruar në sezonin aktual dhe pjesëmarrjen në Evropë, por përjashtimi i mundshëm nga dy edicionet e ardhshme të Champions League është një goditje e rëndë për shoqërinë.
Shumë media shkruajnë se klubi angleze pritet të ketë largime të shumta, teksa Juventus do të kërkojë që të rrëmbejë sulmuesin brazilian. Bardhezinjtë do të bëjnë një ofertë prej 70 milionë eurosh, teksa ky operacion mund të shërbejë për të bindur Guardiolën që të zgjedhë “Zonjën e Vjetër”. / R.Lika-Koha Jone/