Në Angli të sigurt: Frank Lampard është shkarkuar, sot zyrtarizohet

Chelsea është lodhur me Frank Lampard dhe shkarkimi i tij si trajner bëhet fakt në Angli. Telegraph raporton se tekniku do të pushohet nga puna 24 ora pasi fitoi kundër Luton Town dhe u kualifikua në fazën tjetër të FA Cup.

Shanset janë që njoftimi i Chelsea për shkarkimin e Lampard të vijë ditën e sotme, ndërkohë që lojtarët janë njoftuar që vetëm pasdite të jenë në fushën stërvitore. Kjo ka rritur dyshimet për një vendim përfundimtar në dëm të trajnerit.

Lampard e ka marrë drejtimin e Chelsea në korrik të vitit 2019, ndërkohë që këtë verë afroi emra të rëndësishëm si Havertz, Werner dhe Ziyech, për të cilët u shpenzuan shumë para. Londinezët renditen në vendin e nëntë dhe ecuria e deritanishme ka qenë krejtësisht zhgënjyese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?