Në Argjentinë po mendojnë mbylljen përfundimtare të kampionatit

Pas Eredevise, një tjetër kampionat mund të mbyllet përfundimisht. Sipas gazetës “AS” federate argjentinase (Afa) po mendon për ndalimin e futbollit në vitin 2020.

Në këtë mënyrë Boca Juniors do të shpallej kampion, ndërkohë që në Kupën e Libertadores do të kualifikohen 4 ekipet e para: Boca, River Plate, Racing dhe Argentinos Juniors. Asnjë skuadër nuk do të bie nga kategoria këtë sezon.

Kampionati i ri do të nisë në janarin e vitit 2021, ashtu siç ka kërkuar edhe Conmebbol (konfederata e vendeve amerikane jugore) me 26 skuadra, 24 plus dy nga Liga e dytë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP