Në Gjermani e gjejnë zgjidhjen për dyert e mbyllura, me tifozë prej … kartoni

Bundesliga përgatitet për rifillimin e kampionatit me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës koronavirus. Por stadiumi i boshatisur është një pamje shumë e trishtë dhe asnjë nga lojtarët nuk dëshiron ta shohë.

Ndaj në shkallët e tribunave të Borussia Park, shtëpia e Borussia Mönchengladbach, janë instaluar kartonë me foto të tifozëve. Ata nuk mund të mbështesin futbollistët në fushë me brohërima, por të paktën krijojnë iluzionin se ka njerëz në stadium.

 

SHKARKO APP