Në Gjermani janë të bindur: Wenger do të jetë trajneri i ri i Bayernit
Arsene Wenger do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich. Prestigjiozja gjermane Bild raporton se kjo lëvizje është e sigurt, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. 70-vjeçari francez aktualisht është duke punuar në Katar, në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i Ligës së Kampionëve.
“Me shumë mundësi, ai pati paraqitjen e tij të fundit atje. Wenger tani është më i preferuari në postin stërvitës në Bayern”, shkruan “Bild”.
Pas takimit shumë të rëndësishëm të kësaj fundjave mes Bayernit dhe Borussias së Dortmundit, Wenger do të takohet me drejtuesit bavarezë për të ndarë pikëpamjet për mënyrën sesi duhet të funksionojë skuadra. Trajner francez me shumë eksperiencë, do të firmosë me kampionët në fuqi të Bundesligës.