Në Gjirokastër, 3 ditëlindje me 1 tortë, plas gallata në internet (FOTO)
Luftëtari do të luajë nesër sfidën kundër Laçit, e cila do të zhvillohet në fushën neutrale të “Adush Muçaj” në Ballsh, pasi kurbinasit nuk pranuan që ta luanin në fushën e tyre këtë ndeshje.
Megjithatë, atmosfera është pozitive te bluzinjtë, të cilët e kanë nisur ditën e sotme stërvitore me çaste pozitive, pasi tre pjesëtarë të klubit kanë festuar ditëlindjen.
Mbrojtësit Donald Rapo dhe Ergys Mersini, gjithashtu dhe një pjesëtar i stafit teknik kanë festuar ditën e lindjes, teksa klubi me një tortë ka bërë urimin për të tre, shkruan “newsport”.
Duket edhe në foto sesi është festuar ditëlindja e tyre, ndërsa nuk kanë munguar shakatë për kursimtarët gjirokastritë.


KOHA JONË SONDAZH

