“Ne jemi Juventus, ta nderojmë fanellën në fushë”, Tudor e nis me krenari aventurën te bardhezinjtë

Igor Tudor ka marrë frenat e Juventus pas shkarkimit të Thiago Motta me bindje të madhe dhe siguri për të qenë njeriu i duhur në kohën e duhur. Dje ai drejtoi seancën e tij të parë stërvitore me lojtarët e mbetur në Torino.

Synimi i trajnerit të ri është të rizgjojë krenarinë e një grupi të dëshpëruar nga eliminimet thumbuese në Champions League dhe Kupën e Italisë si dhe humbjet ndaj Atalanta dhe Fiorentina.

“Ne jemi Juventus, duhet tregojmë në fushë se jemi të denjë për këtë fanellë”, ishte thelbi i fjalëve të para të Tudor drejtuar skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi që është kualifikimi në Champions League nuk mund të mungojë dhe për ta arritur atë trajneri është mbështetur menjëherë në aftësitë e tij si komunikues dhe motivues.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?