Ndeshja Shqipëri-Kroaci në mediat e huaja: Ekipi shqiptar fut në telashe kroatët
Ndeshja Shqipëri-Kroaci që përfundoi me një barazim është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare. Në Kroaci e cilësojnë si një “humbje”, ndërsa i mbajnë shpresat për një fitore me Italinë, gjë që duket e vështirë.
“Barazim show mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Daliç befasohet në minutën e 95’, buzëqeshin të kaltrit”, shkruan “Sportmediaset.it”.
”The Sun”: “Të papriturit shënojnë një barazim dramatik në fund pas autogolit për t’i lënë kroatët në prag eliminimi”.
“Gazzetta dellosport” shkruan: “Shqipëria bën festë në shtesë; 2-2 arrin në të 95’. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet të mundë Italinë”.
Corriere dello Sport: “Kroacia, çfarë talljeje në fund: Gjasula gjen golin e barazimit në minutën e 95-të pas autogolit. Dhe Italia buzëqesh”.
Marca: “Çmenduria shqiptare fut në telashe Kroacinë”.