Në Laç zhvillohet kupa “Mejdan Zhivani”
Kupa “Mejdan Zhivani”, edicioni i dytë, u zhvillua plot shkëlqim në qytetin e Laçit. Për të luajtur në nderim të gazetarit sportiv Mejdan Zhivani, mikun e madh të të gjithëve, ndarë nga jeta dy vite më parë, asistuan gazetarë nga RTSH-ja, Shkodra, Prishtina, Kukësi, Lezha, Elbasani, Fieri, Kruja, Dibra, dhe natyrisht nga Laçi si vendi organizator i eventit.
Aktiviteti, përgjatë të cilit morën pjesë familjarët e Mejdan Zhivanit, autoritete të larta nga jeta publike në Kurbin, Presidenti i Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Itali” si dhe të ftuar të tjerë, duket se ia arriti qëllimit.
Mejdan Zhivani, u “ngjall” në Laç përmes një dokumentari viziv dhe referimive të ndryshme nga të pranishmit. Kryetari I Bashkisë Kurbin z. Artur Bardhi, i cili mbështeti fuqimisht këtë nismë të Drejtorisë së sportit të institucionit që ai drejton, përshëndeti të pranishmit dhe i dorezoi familjes Zhivani “Çertifikatën e Mirënjohjes” së bashkisë së tij.
Më pas, tre ekipet pjesëmarrëse (Shkodra, RTSH dhe Laçi) diskutuan në fushën e gjelbërt trofeun e dytë “Zhivani”….! Fillimisht befasuan gazëtaret nga Prishtina, ndërsa dhuruan çertifikata mirënjohjeje për kryetarin e bashkisë Kurbin, Artur Bardhi, për gazetarët dhe organizatorët e dy edicioneve të para të kësaj Kupe, Defrim Met’hasani dhe Isuf Myrtaj.
Gazetari Ervin Baku, i kaloi pritshmëritë, teksa ftoi në skenë Klodian Zhivanin (nipin e të ndjerit Mejdan Zhivani) për t’i dhuruar fanellën origjinale kuq e zi te Bekim Balajt.
Ahmet Zani
KOHA JONË SONDAZH

