Në sekondat e fundit, Marseja humbet edhe Europa League
Në sekondat e fundit, Marseja humbi 2-1 me përmbysje ndaj Tottenham, duke i thënë lamtumirën jo veç Champions League, por edhe pjesëmarrjes në Europa League.
Për këtë objektiv të fundit, dytësor por gjithsesi të kënaqshëm për dimensionin e ekipit francez, do të kishte mjaftuar edhe një barazim, ndërkohë që ata u goditën në minutat e fundit (‘95), në kundërsulm.
Një qasje taktike pothuajse e pakuptimtë, e parë nga jashtë, por që morri domethënie nga fjalët e mbrojtësit Chancel Mbemba, i cili pranoi se lojtarët nuk ishin minimalisht në njohuri që barazimi do të ishte një rezultat i vyer për rrugëtimin europian, duke parë edhe ecurinë e ndeshjes tjetër të grupit, që përfundoi 1-2 për Eintracht ndaj Sportingut të Lisbonës.