Në Seria A dhe Angli të fiksuar pas Cristian Shpendit, gati oferta në verë

Sezoni aktual po rezulton pozitiv për Cristian Shpendi, i cili po spikat në Serie B me paraqitjet e tij. Sulmuesi kuqezi ka regjistruar 10 gola dhe 4 asiste në 33 ndeshje, duke u kthyer në një nga pikat kyçe të skuadrës së Cesena-s.

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re. Sipas mediave italiane, disa klube të rëndësishme janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa kartoni i lojtarit vlerësohet rreth 3.5 milionë euro, një shumë që e bën një objektiv mjaft tërheqës për merkaton e verës.

Në Itali, Parma dhe Lazio janë dy skuadrat që po monitorojnë më nga afër zhvillimin e Shpendit. Të dy klubet pritet të paraqesin oferta konkrete në përfundim të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej Italisë, interesimi shtrihet edhe në Angli. Sipas TuttomercatoWeb, klube si West Ham United dhe Crystal Palace FC janë të gatshme të hyjnë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shuma e kërkuar nga Cesena, rreth 3.5 milionë euro, konsiderohet e përballueshme dhe mund të lehtësojë negociatat. Aktualisht, çdo vendim është shtyrë deri në fund të sezonit, pasi Cesena është ende në garë për një vend në elitë. Skuadra ndodhet në zonën “play-off” dhe synon ngjitjen në Serie A.

Megjithatë, nëse Cesena nuk arrin të sigurojë promovimin, mbajtja e Shpendit në skuadër do të jetë shumë e vështirë, duke hapur rrugën për një transferim të mundshëm gjatë verës.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?