Në Spanjë nuk kanë dyshime: Morata kërkon transferimin te Barcelona

Massimiliano Allegri u shpreh se e ka bindur Moratën për të qëndruar deri në fund të sezonit, por në Spanjë nuk e besojnë këtë gjë. Mediat pranë klubit katalans shkruajnë se sulmuesi spanjoll do të insistojë duke kërkuar largimin te Barça, deri në sekondat e fundit të këtij sesioni të merkatos, në mënyrë që të largohet nga Torino dhe të veshë fanellën “blaugrana”.

Në Itali e kanë kuptuar diçka të tillë dhe tek Juve, duke qenë të vetëdijshëm për dëshirën e Morattas, por fokusohen për të gjetur se cili mund të jetë zëvendësuesi i tij, që, siç ka deklaruar vetë Allegri, nuk mund të jetë një “top-player”.

Operacion aspak i lehtë dhe për këtë arsye vetë trajneri ka dashur të blindojë Moratën. Nëse PSG nuk pranon një huazim pa përcaktuar detyrimin e blerjes dhe nëse paga e lartë e Icardit nuk ndahet mes dy klubeve, atëherë vështirë se bardhezinjtë do të këmbëngulin deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?