Në Zvicër shtyhet kampionati me disa javë për shkak të koronavirusit
Zvicra ka zyrtarizuar sot se ka pezulluar kampionatin deri më 23 mars për shkak të situatës alarmante të koronavirusit. Kampionati është ndalur, pasi rastet që po zbulohen janë në rritje dhe Federata nuk dëshiron që të rrezikojë me një situatë të tillë.
12 nga 26 kantonte në Zvicër kanë deklaruar se kanë të prekur me koronavirus, ndërsa numri i tyre ka shkuar në 24 persona. Autoritetet mjekësore kanë deklaruar se të prekurit paraqesin gjendje të mirë shëndetësore, por gjithsesi nuk duan të rrezikojnë më shumë me to.