Nedim Bajrami debuton me Rangers në Skoci, i sjell fat ekipit

Nedim Bajrami ka debutuar me Rangers në kampionatin skocez. Mesfushori shqiptar u aktivizua menjëherë në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes përballë Dundee United, e vlefshme për javën e 5.

Rangers fitoi me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Tom Laërence, në minutën e 7-të.

Bajrami u aktivizua në krahun e majtë të sulmit, aty ku Sylvinho e ka përdorur së fundmi edhe në Kombëtare. Mesfushori u transferua në Skoci gjatë kësaj vere nga Sassuolo për shifrën e 4 milionë eurove.

SHKARKO APP