Nedim Bajrami shumë pranë transferimit te ekipi i njohur skocez

Nedim Bajrami është shumë pranë një transferimi në Skoci te ekipi i Glasgow Rangers. Zbritja e Sasuolos në Serinë B ka ndryshuar planet e mesfushorit shqiptar, që ka pasur oferta edhe nga ekipe të tjera italiane, por edhe nga Gjermania.

Menaxherët e futbollistit 25-vjeçar pothuajse e kanë mbyllur marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi, ndërsa trajneri i Glasgoë Rangers, Filip Klement, ka pohuar në mediat lokale se klubi po negocion me mesfushorin kuqezi.

Në karrierën e tij Bajrami ka luajtur me Sasuolon, Empolin dhe Grasshoper. Ai pritet që të jetë shqiptari i dytë që vesh fanellën e skuadrës skoceze gjatë viteve të fundit, ndërsa në të kaluarën pjesë e këtij klubi ka qenë Eros Grezda.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?