Nelson Hysa kampion Europe, fiton titullin WBO për peshat e rënda

Nelson Hysa ngre sërish lart flamurin kuqezi, duke marrë titullin e parë europian WBO për peshat e rënda. “Gjigandi” shkodran triumfoi që në raundin e parë ndaj Thorsten Fuchs, duke e gjunjëzuar dy here në pak sekonda.
Goditja me të djathtën nga Hysa ishte tepër e rëndë për gjermanin, i cili e pati të pamundur të vazhdonte. Fitorja e 18-të në karrierë për Hysën dhe e 16-a me “Knock Out”.
Një triumf që sjell për herë të parë në Shqipëri një titull europian. Gjermani pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij, teksa nuk e përballoi dot vrullin e shkodranit.