Nesër hidhet shorti i Kupës së Botës 2026, Shqipëria në grupin e Kombëtareve X

Fillimi i Kupës së Botës 2026 po afron dhe nesër, më 5 dhjetor, do të mësohet zyrtarisht përbërja e grupeve të turneut që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Shorti do të hidhet në Uashington, në orën 18:00. Italia, që ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen, do të varet nga ndeshjet playoff të muajit mars.

Formati i ri i Botërorit: 48 skuadra në garë

Edicioni i vitit 2026 do të jetë i pari me 48 përfaqësuese. Prej tyre, 42 ekipe kanë siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa gjashtë të tjera, mes tyre edhe Shqipëria, do të luftojnë për biletat e fundit. Këto vende ende të papërcaktuara do të jenë pjesë e shortit me emërtimin “Kombet X”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do të funksionojë shorti

Swiss Digital Mobile Reklama

Turneu do të ketë 12 grupe, secili me nga katër skuadra.

FIFA ka publikuar tashmë katër vazo me nga 12 ekipe secila.

Italia, pavarësisht se duhet të kalojë playoff-in, e ka të sigurt pozicionimin në Vazon e Katërt.

Të shtunën, më 6 dhjetor, do të publikohet edhe kalendar i plotë i ndeshjeve, së bashku me stadiumet dhe oraret.

Rregullat kryesore të shortit

Shorti do të nisë me kombëtaret e Vazos së Parë. Vendet pritëse kanë tashmë pozicion të caktuar:

Meksika në Grupin A

Kanadaja në Grupin B

SHBA në Grupin D

Skuadrat e tjera të vlerësuara si “koka serie” do të shpërndahen në mënyrë të tillë që ekipet më të forta të mos ndeshen herët me njëra-tjetrën. I njëjti parim do të zbatohet edhe për Vazon e Dytë, të Tretë dhe të Katërt.

Pozicionimi i saktë i skuadrave brenda grupit do të përcaktohet nga skema e parashikuar nga FIFA, sipas vazos ku bën pjesë secila prej tyre.

Ekipet që ende nuk janë kualifikuar

Përveç Shqipërisë, edhe disa kombëtare të tjera presin verdiktin e ndeshjeve playoff. Në këtë grup do të hyjnë edhe gjashtë fituesit e playoff-eve europiane dhe interkontinentale, të shënuar me “X” gjatë shortit.

Image

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?